Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme të Fierit kur 31-vjeçari Elton Meta ka tentuar të vetëvritet me armë në oborrin e banesës së vjehrrit të tij.

Ndonëse ai u vetëdorëzua pas ndërhyrjes së forcave RENEA, nëna e tij tregon gjithë konfliktin që ka pasur.

E ëma thotë se i biri e ndërmori aktin e rëndë pasi bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa bashkë me vajzën. Ajo thotë se i biri në gjendje të rënduar psikologjike ka dashur të shohë vajzën. Nëna thotë gjithashtu se disa herë ka tentuar të bindë nusen të kthehet në shtëpi, por ka qenë e pamundur.

Djali kaloi në depresion prej nuses, sillej shumë keq me të. Sado që sillej keq ne i flisnim djalit, nuk i flisnim asaj, se e mora të vogël. I thosha gjithmonë: Hë se po ta fal mami. Ajo ditën tjetër më thoshte jam bërë pishman për atë që bëra mbrëmë.

Vëllai i saj më sjell mua fiq për ti shitur, unë në dyqan isha, nuk dija gjë, këta ma punojmë mua. Ajo ikën nga shtëpia. Ka një vajzë 1 vjeç e gjysmë. Kur shkoj në shtëpi kjo kishte ikur, i them në telefon çfarë bërë o Ina? Ajo më thotë mua nuk e dua më djalin tënd. E kisha parë që shkruante në telefon, por nuk e dija që po na e punonte E mora dje në telefon dhe i them o Ina është mërzitur shumë Toni, ti e di që ai të do shumë, ik në shtëpi i them, të mos kalojmë në ekstrem. Ajo më tha dua të ndahem se kam bërë shumë gabime dhe nuk mund të rri, dua të ndahem. I them djalit të shkojmë ta marrim bashkë. Mora gjyshen e saj në telefon në drekë, ajo më tha që nuk dua ta jap më vajzën atje. I them që je plakë e nuk duhet t’i acarosh gjërat se ata duhen. Ajo më tha që çupa nuk do të qëndroje më. Pastaj djali foli në telefon i tha të paktën më nxjerr vajzën ta shoh, prandaj ndodhi kjo situatë. I vjehrri nga Italia i thoshte rri aty mos lëviz…I ngritën kurth.

Djali e kishte denoncuar ikjen?
Djali ditën që iku nusja ka bërë denoncim, por nuk e ka ndihmuar njeri…Që nga ai moment iku nga shtëpia në drejtim të paditur, e marr në telefon dhe më thotë: Jam në Malin e Tomorrit, nuk jam mirë..I them kthehu se do ta zgjidhim këtë problem! Pastaj na vjen policia e Shtetit dhe thotë ju djalin nuk e keni mirë (qan)
Djali në muajin prill ka bërë një aksident të rëndë. E kanë hedhur edhe gazetarët që makina bëhet copa-copa u nis nga Fieri në Sarandë. U gjet shumë keq djali, ndoshta ka kaluar edhe nga kjo…

Çfarë ndodhi me policinë?
E ndihmuan ata policët, i thanë dorëzohu se do të ndihmojmë. Vetëm kaq kam dijeni, nuk e di çfarë do bëjë shteti.

Është qëlluar me armë dje?
Djali ka qëlluar me armë në ajër. Do vras veten thoshte, do dorëzohem se dua të shoh nusen dhe vajzën

Keni ndodnjë apel për nusen?
Ajo i paftë hairin zanatit dhe siç ma nxiu mua pragun e shtëpisë kështu ju bëftë edhe asaj, se nuk kam çfarë them më, se jam nënë! Ajo veç për atë vajzë të mendonte…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb