TIRANE – Aleanca KuqeZi ka reaguar sot në lidhje me situatën e rendit në vend, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes nga tritoli dhe atentatet në publik. AK akuzon kryeministrin Rama se ka vendosur në poste të larta shtetërore persona të inkriminuar.
“AK po monitoron me shumë shqetësim situatën e krimit dhe mungesën e rendit publik në Shqipëri. Dështimi i madh i qeverisë së kryeministrit të përkohshëm Edi Rama është futja në poste të larta e figurave më të inkriminuara në vend. Bombat dhe tritoli që po pushtojnë rrugët e Shqipërisë kanë krijuar panik, pasiguri, frikë dhe rrezik për popullatën.”- thekson Aleanca KuqeZi.
“Kujdes nga dy bandat qeveritare që po vrasin njëra-tjetrën.
– Ruhuni nga aktet terroriste dhe krimet masive.
– Distancohuni dhe nga çdo individ apo objekt të dyshimtë që mund të jenë bomba shpërthyese.
– Qëndroni larg restoranteve ku darkojnë ministrat gangster shqiptar.
– Atentatet e bandave të ministrave sapo kanë filluar dhe do zgjasin për sa kohë të jenë në pushtet.
– Një pjesë e policisë nuk ju mbron pasi janë pjesë e bandave kriminale.
– Kryeqyteti Tirana ka rrezik të lartë për jetën, familjen. pronën dhe ka më shumë atentate se në luftën e dytë botërore.”- u bën thirrje qytetarëve Aleanca KuqeZi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: