Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Austri. Sipas policisë, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën pranë kufirit hungarez.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes se djeshme, ndërsa autostrada S31 duhej të mbyllet për disa orë.

Ende nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për identitetin e viktimave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: