Një aksident i katërfishtë është regjistruar sot në rrugën e Rinasit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 4 mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues shtetasin me inicialet J. M, ka përplasur motomjetin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: