FIER

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se një makinë tip “Ford” ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Njoftimi i Policisë:

 

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb