Quhej Vincenzo Halili, 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Castiglionese, ndërsa lëvizte me makinën e tij, një “Audi A4 Avant”

Ai ishte në drejtimin e makinës dhe gjeti vdekjen në vend për shkak të përplasjes së fortë pas daljes së mjetit nga rruga. Makina u rrotullua disa herë pasi u përplas fortë me murin anësore

Trupi i të riut u nxor nga zjarrfikësit nga makina, e cila ishte shkatërruar komplet dhe u dërgua në morg ku u bë edhe identifikimi.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: