LUSHNJE

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat.  Dy mjete janë përplasur kokë më kokë mes tyre pranë një kthese, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Aksidenti ka qenë i frikshëm dhe katër të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lushnjës. Njëri prej të plagosurve është nisur më vonë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: