MALLAKASTER-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Një makinë tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën rrugës për në spital shoferi Pajtim Zotaj 27 vjeç dhe është plagosur kushëriri i tij (djem xhaxhallarësh) pasagjeri Agim Zotaj 31 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb