Që prej ndërrimit të sistemit, mungesa e ujit të pijshëm është trashëgimia që banorët e fshatit Panahor i lënë brezave.

Prej më shumë se 30 vitesh fshati Panahor në Mallakastër nuk furnizohet me ujë të pijshëm duke u kthyer në shqetësimin më madhor të komunitetit. Përballë mungesës prej dekadash banorët shprehen të indinjuar se është e papranueshme që ky element bazik në përditshmërinë e tyre të mos u ofrohet në vitin 2024, teksa ndodhen vetëm dy km mbi uzinën e Ballshit. Ata pohojnë gjithashtu se për ta siguruar ujin kanë hapur puse që jo vetëm janë të kushtueshëm për xhepat e tyre, por edhe të papijshëm, ndërsa theksojnë se për të pirë u drejtohen burimeve më të afërta në zonë të cilat janë disa kilometra larg ose e blejnë në autobotet që qarkullojnë në zonë.

Po sipas tyre mungesa e ujit ka bërë që fshati piktoresk të shpopullohet ndjeshëm ku nga 350 familje, në fshat kanë mbetur vetëm 50. Në këto kushte ata apelojnë njëzëri që të mos lihen jashtë vëmendjes së investimeve dhe në rubinetet e çezmave të tyre pas më shumë se tre dekadash të ketë ujë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb