BURREL- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Burrel – Milot, pranë liqenit të Shkopetit ku janë përplasur një automjet “BMW” dhe një trailer.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një 18-vjeçare, e cila fillimisht është dërguar në spitalin e Laçit me urgjencë e më pas në Tiranë. Mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Në aksin rrugor ‘Burrel-Skuraj’, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin Xh.Ll.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk ka persona të tjerë të lënduar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb