Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e njohur si Poçem.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “ Ford” janë përplasur kokë më kokë, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisé të cilat kanë bërë té mjndur sigurimin e zonës dhe menaxhimin e qarkullimit rrugor.

Në ndihmë të të lënduarve ka shkuar një autoambulancë e cila i ka transportuar të plagosurit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndérsa grupi hetimor po punon pér përcaktimin e rrethanave të këtij aksidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb