DURRËS

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se aksidenti ndodhi në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb