Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Baldushk ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 17-vjeçar.

Policia njofton se 17-vjeçari ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: