LEZHË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës, rrugës për në Balldren, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ish-frutorja”, ku janë përplasur tre automjete.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Lezhës, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë në aksin Lezhë-Balldren është krijuar trafik dhe për disa minuta është bllokuar qarkullimi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb