VLORE– Policia e Vlorës ka referuar materialet në Prokurori për një 26-vjecar me inicialet N.T banues në Tiranë, pasi ka goditur nga pakujdesia me gomone në det në Himarë një 19 vjeçar me inicialet J.J, 19 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spital për ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone shtetasin J.J., 19 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 92 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: