ELBASAN

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.

Një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana dhe për pasojë një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se viktima është 25-vjeçari Gentian Pepa, ndërsa i plagosuri Elton Poci 30 vjeç nga Polisi i Librazhdit. 30-vjecari është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Më datë  17.11.2018, rreth orës  20:30, në aksin rrugorë Elbasan-  Librazhd ,  në fshatin Mirakë, është  përplasur  autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S.,  48 vjeç, banues në  Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit  pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është  aksidentuar,  ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç,  banues në Librazhd,  rrugës për në Spitalin e Elbasanit,  ka humbur jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet pêr zbardhjen e shkakut  të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb