ELBASAN

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Vidhas-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe sipas burimeve nga vendngjarja bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht drejtuesit dhe pasagjerët e të tri automjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime serioze edhe pse përplasja e automjeteve ka qenë jashtëzakonisht e fortë për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po qarkullonin në momentin e ndodhjes së aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb