Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim në Libofshë. Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas që udhëtonte me motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtarë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.

Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në fshatin Agim, Fier, një automjet ende i paidentifikuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë, dhe është larguar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: