TIRANË

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, tre të mitur kanë mbëtur të plagosur.

Sipas të njëjtave burime, një prej mjeteve ka dalë nga rruga si pasoje e përplasjes duke aksidentuar tre të miturit.

Të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: