Edhe pse qyteti i Fierit sot është i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, një aksident ka ndodhur në rrugën Fier – Seman.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fermë Clirim, ku dy automjete janë përplasur me njëri –tjetrin.

Për rrjedhojë, dy persona janë plagosur. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia.

Përpos të të plagosurve, ka pasur edhe dëme materiale tek makinat. Në vendngjarje është policia, për të mësuar shkaqet e aksidentit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: