KORÇË
Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Koritë të Korçës.
Shoferi i motorit ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë. POlicia është në vendngjarje dhe po heton rastin.
“Më datë 19.04.2019, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Podgorie, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar një mjet tip motorr (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi policia.
Uniformat blu informuan se viktima është shtetasi Gëzim Koro nga fshati Sheqeras, rreth 50 vjeç.
(d.xh/ Balkanweb)