Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Korçës, më konkretisht në unazën e qytetit.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit.

Mësohet se ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, por nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb