KOSOVE

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjilan të Kosovës, ndërsa një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Mësohet se një kamion me shpejtësi është përplasur me disa makina si dhe njerëz që ndodheshin në trotuar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem teknik në sistemin e frenimit të kamionit.

Nuk  dihet numri i saktë i të plagosurve, por mësohet se shumë prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit.

“Jemi në vend të ngjarjes. E konfirmojmë që ka qenë një aksident me pasoja fatale ku për fat të keq një person ka humbur jetën. Ka me dhjetëra e dhjetëra të lënduar, janë në spital të Gjilanit për momentin. Për momentin janë trajtim dhe spitali është mobilizuar dhe gjendja është e jashtëzakonshme. Aksidenti ka ndodhur për shkak të një automjeti transportues. Dyshohet se ka dështuar diçka teknikisht dhe ka humbur drejtimin mbi 300-400 metra duke u përplasur me automjete të ndryshme. Drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime dhe për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb