Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi i Gocajt.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë në të cilën udhëtonte një person.

Nga aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për mjekim. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: