LEZHË

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i Treshit.


Dy mjete janë përplasur në këtë vend e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Arjan Bejtja, 37 vjeç. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.


Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb