Një aksident është regjistruar sot në Pogradec, ku është aksidentuar një 11-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë nga spitali Pogradec konfirmohet se fëmija ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe i intubuar është nisur në kryeqytet.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: