Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Arbrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 në fshatin Shkallë.

Një automjet, i cili drejtohej nga një 40-vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb