Një situatë e pazakontë është krijuar në Gjykatën e Posaçme Anti-korrupsion.
Ndërkohë që mbahej një seancë gjyqësore, një konflikt fizik ka ndodhur mes të pandehurve që ishin në kafazin e xhamtë.
Mësohet se janë rrahur të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në konflikt.
