TIRANE

Një 20-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak më parë në Vaqarr të Tiranës.

Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur  20-vjeçaren që po kalonte rrugën, por identiteti i saj nuk bëhet i ditur

E reja është transportuar me urgjencë për në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: