Një aksident është regjistruar në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve personi i aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
