Një automjet tip Porsche është aksidentuar duke ka përfunduar në kanal në rrugën Fier-Patos. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur Kthesa e Patosit.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Paraprakisht mësohet se drejtuesi i mjetit është një i ri 29-vjecar me inicialet, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: