Një aksident tragjik është regjistruar sot në Samsuda, në bregdetin turk të Detit të Zi, ku janë përplasur kokë më kokë dy tramvaj. Për pasojë janë plagosur 26 persona, ndërsa njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë, dy tramvajë u përplasën pranë stacionit të Piazza-s në rrethin Canik.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në orën 09:40. Në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh i policisë, zjarrfikësve, shpëtimtarëve dhe ekipeve mjekësore.

Ekipet mjekësore i kanë transportuar të plagosurit në spitalet e qytetit me autoambulanca. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb