Një aksident tragjik ka ndodhur në Brukberg të Gjermanisë, ku viktima kanë mbetur dy vëllezër nga fshati i Deçanit në Kosovë. Mësohet se kanë ndërruar jetë vëllezërit 13 dhe 17 vjeçar, pasi janë përplasur tragjikisht nga treni.

Vdekjen e dy fëmijëve e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke nënvizuar se Deçani është tronditur nga kjo tragjedi.

“Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare. Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë̈!”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij ‘facebook’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb