Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, teksa një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mediet e huaja raportojnë se ka mbetur viktimë shqiptari Nuri Kaloshi, i cili njihej si një njeri i apasionuar pas motorëve. Ai është përplasur me motorin e tij nga një makinë plehrash, ku është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Shoferi i kamionit është thirrur nga autoritetet dhe po hetohet për ngjarje makine të shkujdesur dhe mosvëzhgim sinjalistike.

Nuk dihet ende se cili prej shoferëve është futur gabim në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti, por një video në Youtube në një kamer nga një makinë tregon se kamioni i plehrave është futur direkt në trafikun e një kryqëzimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb