SHKODRA

Një motorist ka humbur jetën pasi u përplas mbrëmjen e sotme me një automjet në Hot të Ri të Shkodrës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ”BalkanWeb” se viktima është rreth moshë 30- vjeçare.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb