Aksidenti hekurudhor në Greqi që mori më shumë se 47 jetë njerëzish, ka çuar qytetarët drejt protestave. Grekët kanë protestuar jashtë kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Protesta janë zhvilluar në Selanik dhe në Larisa, vendi ku ndodhi tragjedia.

Për shkak të demonstratave janë bllokuar disa akse dhe në disa rrugë të tjera janë shkaktuar vonesa. Bllokim të trafikut u hasën në Avenue Kifissias dhe Avuenue Vasiliissis Sofias, Mesogeion, Syngrout, Hymettos, Kareas, Iliopoleos, Vouliagmenis Avenue, Ilioupoli dhe Metamorfos.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: