Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, kur një shofer i dehur përplaset fuqishëm me Range Rover-in e tij me një tren në ecje, duke shkaktuar mijëra euro dëme. I riu 27 vjeç është dënuar me 10 muaj burg, pasi pranoi se nuk kishte ndaluar te trau, por kishte vijuar të ecte me shpejtësi.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur fuoristrada përplaset me trenin në zonën e njohur si Doncaster në South Yorkshire të Anglisë.

Përveç dëmeve të mëdha material pati edhe disa pasagjerë të trenit që u plagosën.

Pavarësisht përplasjes së tmerrshme, i riu doli nga makina dhe mori të ëmën në telefon që ta shoqëronte në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: