Një aksident i rëndë është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në Kashar.

Mësohet se një makinë luksoze ‘Audi’ është batuar dhe ka hipur mbi trafik ndarësen e betonit, ndërsa në aksident është përfshirë në ‘Range Rover’ dhe një ‘Benz’.

Dyshohet se shkak për aksidentin e trefishtë të jetë bërë një parakalim i gabuar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb