TIRANË

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan

21:45 – Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan – Tiranë. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një Benz. Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se të plagosura në aksident kanë mbetur shtetaset Denisa Dibra,25 vjeçe, banuese në Shkodër drejtuesja e mjetit Nervida Garunja, 23 vjeçe banuese po në Shkodër.

21:20 – Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele i është bërë testi i alkoolit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se burime zyrtare konfirmuan se shtetasi Behar Pema, 58 vjeç,  rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur .

Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

Burime zyrtare konfirmuan po ashtu se autori i dyshuar i këtij ajsidenti është arrestuar pasi përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën.

20:34 – Policia informon se si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Elbasan – Tiranë, kanë ndërruar jetë 2 pasagjere. Vajzat që kanë ndërruar jetë janë një 23 dhe një 21-vjeçare.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se edhe vajzat e plagosura janë në gjendje kritike për jetën.

Njëra prej tyre është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, edhe e aksiidentuara tjetër mund të niset drejt Spitalit të Traumës.

Automjeti është shkatërruar plotësisht. Njëra nga të plagosurat u nxor pas 30 minutash nga zjarrfikësit. Mjeti me targë AB 209 AD ka goditur një Volkswagen AA 409 VE nga mbrapa, kanë mbetur të vdekur dy femra dhe dy nga vajzat janë të plagosur rëndë, njëra nga të cilat është dërguar në spitalin e traumës.

Mësohet se drejtuesi i Benzit ka qenë Behar Pema. Ky i fundit ka qenë i dehur, kur ka ndodhur aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,   ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

19:15 – Një aksident i rëndë i shumëfishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Mësohet se 2 makina janë përplasur me njëra –tjetrën.

Sipas burimeve të “News 24”, për pasojë e këtij aksidenti, ka edhe të plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Kelmend Baçi raporton për “Balkanweb” se dyshohet se në aksident janë plagosur 4 persona.

Dy pasagjerët që kanë qenë në sediljet e pasme, janë në gjendje më të rëndë për jetën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb