DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, shofer i një prej mjeteve të përfshira në aksident ditën e djeshme në Fushë-Krujë, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre 2 foshnja.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. Doçi dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T.

Për pasojë janë lënduar shtetasit M. Doçi, 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. Hajdini., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Po kështu është arrestuar nga policia e Durrësit shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja S. H., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kontrollit mjekësor është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb