PAKISTAN

Grupet e Shpëtimit në Islamabad të Pakistanit kanë njoftuar se në aksidentin tragjik ajror të ndodhur në këtë vend, kanë ndërruar jetë 97 persona. Ata janë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Regjistruesi ose “Kutia e zezë” u gjet në vendin e përplasjes në qytetin jugor pakistanez të Karaçi të shtunën, sipas zëdhënësit të PIA, Abdullah Khan.

Dy pasagjerë mbijetuan, por 97 trupa janë gjetur në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Pakistanit, Gjeneral Major Babar Iftikhar, më herët të shtunën. Avioni ka qenë duke udhëtuar në një zonë të banuar, por sërish asnjë ndërtesë nuk është dëmtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PIA-s, Marshal Arshad Malik Iftikhar tha se trupat e ushtrisë organizatat e mirëqenies sociale kanë ndihmuar në këtë operacion.

Ai shtoi: “97 trupa të pajetë janë gjetur në vendngjarje. Dy pasagjerë kanë mbijetuar. 25 shtëpi që janë prekur prej incidentit janë pastruar, banorët e tyre janë strehuar në vende të ndryshme me ndihmë të Gardës Civile”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb