Në seancën e sotme penale Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për çështjen e Kodit Rrugor, për të shqyrtuar dhe për të pasur më shumë kohë.

Nisur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë, Balla nënvizoi se 2 deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm.

“Nisur nga diskutimet që bënë ditën e hënë, referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës. Dy deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm, dhe në këtë mënyrë për të lënë kohë që edhe kolegë të grupit parlamentar të PD dhe komisioni po ashtu dhe ministria përkatëse kërkojmë shtyerjen e diskutimit të kësaj çështje me qëllim që të kemi konsensus të plotë. Besoj biem të gjithë dakord për ta shtyrë bashkë me kolegët”, tha Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: