TIRANE – Këngëtari Rigels Rajku ose i njohur si Noizy ka pësuar një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, ku automjeti i tij tip Benz ka dalë nga rruga raportojnë media të ndryshme. Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për këtë aksident. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Kjo është hera e dytë brenda një viti që Noizy përfshihet në aksidente automobilistike.
Ndërkohë, reperi shqiptar nuk ka reaguar fare rreth këtij lajmi, përkundrazi ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një sekuencë nga klipi i këngës më të fundit “Gangsta Love”, që vjen si një bashkëpunim me këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe ka mbajtur fansat ‘në ankth’ për muaj e muaj me radhë. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb