Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në një nga sektorët e Përpunimit dhe Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë,  ku gjatë punën u aksidentua dhe gjeti vdekjen 60-vjeçari L.F, policia prangosi sot vijoi me arrestimet për ngjarjen.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se në pranga ka rënë shtetasi B.T,48-vjeç, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në qytetin e Kuçovës.

Ai akuzohet për veprën penale “shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia”. Arrestimi i tij u krye menjëherë pas aksidentit të rëndë që pësoi punëtori në një nga puset e naftës, gjatë nxjerrjes dhe përpunimit të produktit të parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas policisë, aksidenti që i kushtoi jetën punëtorit ka ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të sigurisë në punë,që çuan në ngjarjen fatale.

Materialet në ngarkim të Shefit të Sigurisë në Ndërmarrjen e Nxjerrjes dhe Përpunimit të Naftës në Kuçovë  i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale: “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb