Bota e Motoçiklizmit është në ankth për Nicky Hayden.

Ish-kampioni amerikan i MotoGP në vitin 2006 që sot garon për skuadrën e Hondës është bërë viktimë e një aksidenti rrugor. Amerikani po stërvitej me biçikletë në Rimini (Itali) së bashku me një grup çiklistësh kur papritur u përplas me një makinë. Hayden i cili dukej në një gjendje të rëndë shëndetësore u transportua menjëherë në spitalin e Rimini-t, raporton “SPORT MEDIASET”.

C_29_articolo_1153620_lstParagrafi_paragrafo_0_upiImgParOriz
Aksidenti ndodhi në provincën e Riccione-Tavoleto, afër Morciano, jo larg nga pista e Misanos.
C_29_articolo_1153620_upiImgPrincipaleOriz
Piloti i Kentaki-t theu xhamin, ndërsa biçikleta e tij përfundoi në një hendek anash rrugës. Atij u dha ndihma e menjëhershme dhe u transportua në spital ku është në prognozë të rezervuar për shkak të traumave të rënda të barkut dhe kafkës. Për këtë shkak vijon të mbetet i pavetëdijshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb