Policia ka arrestuar pas disa orësh kërkime, drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dje në Torovicë të Lezhës, i cili pasi aksidentoi këmbësorin u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi në rrugën rurale të fshatit Torovicë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë. I riu, ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar 71-vjeçarin me inicialet N.S., i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: