Mbrëmjen e sotme në një fshat  afër qendrës së Njësisë Administrative Tregan të bashkisë Elbasan ka ndodhur një aksident.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë ka përplasur një këmbësor i cili po qarkullonte në rrugën rurale.

Burime jo zyrtare konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, i cili është në gjendje të rëndë, për shkak të frakturave të pësuara nga aksidenti.

55-vjeçari , banor i fshatit Kyçyk  është dërguar për trajtim të specializuar në  spitalin e Traumës. Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja. Policia po punon  për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: