VLORE- Policia e Vlorës ka zbarkuar në terren në kuadër të një aksioni antidroge, ndërsa janë evidentuar 20 parcela me kanabis. ‘BalkanWeb’ mëson se disa parcela me hashash janë evidentuar në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës.

Aksioni u shtri në disa fshatra, si Lapardha, Kuçit, Gjorm dhe Treblovë, ku helikopteri ka evidentuar parcelat me kanabis. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një kontroll rutinë të përditshëm, lidhur me evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë në këto momente forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen dhe asgjësimin e tyre.

Po ashtu blutë janë vënë në lëvizje për identifikimin dhe arrestimin e poseduesve të drogës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: