Një aksion i madh kundër abuzimeve dhe vjedhjeve në rrjetin elektrik po zhvillohet nga Drejtoria e OSHEE Krujë.

Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër to dhe një biznes privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin).

Laboratori i bitcoin u zbulua në hyrje të qytetit të Krujës. Për laboratorin e bitcoin u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi me iniciale F.M., pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE të cilët i kanë denoncuar penalisht në Policinë e Shtetit. Në qytetin e Krujës janë proceduar penalisht 2 persona ndërsa në Fushë-Krujë 3. Mësohet se aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb