VELIPOJE– Në një nga grykëderdhjet më të ndotura në vend, Buna, ministri Blendi Klosi deklaroi se ka nisur penalizimi i subjekteve që hedhin mbetjet në lumenj. “Por këto penalitete ka ardhur momenti të ashpërsohen dhe do të ashpërsohen”, deklaroi ministri Klosi në aksionin e pastrimit në Velipojë, ku morën pjesë edhe zv/kryeministrja Senida Mesi, e ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Anëtarët e kabinetit bashkë me 1 mijë të rinj vullnetarë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit pastruan plazhin e ndotur nga mbetjet.
31906409_427892737636568_3626852182118105088_n
Pastrojmë Shqipërinë që duam do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit deklaroi se aksionet e pastrimit do të vijojnë për një sezon të mbarë turistik dhe plazhe të pastra.
31933482_427892730969902_6149566184804057088_n
Ministri Klosi theksoi se aksione të tilla kanë një mesazh sensibilizues për të gjithë ata që duan të kenë një Shqipëri më të pastër.
31924944_427892720969903_7090775321028329472_n

31933482_427892730969902_6149566184804057088_n

31934831_427892787636563_8239043361713946624_n

31948107_427892790969896_7286347520140115968_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb